Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar largimin e Marjana Koçekut duke thënë se nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar për vendimin e saj.
Balla foli për pretendimin se ka marrë kërcenime nga Bajrat, duke theksuar se duhen bërë hetime.
“Për emrat, nëse edhe këtë si fakt, nuk kam njohuri, jam solidar me këdo që kërcënohet për shkak të funksionit që ka por duhet ta fusim në kullim. Hetime paraprake duhen zhvilluar, edhe vetë, me iniciativë.
Unë jam bariu dhe më thoni që unë nuk kam një njoftim që një koleg të sjellë një shkresë, deri të premten kam pasur komunikim. Të mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne, deputetët e PS, jemi këtu se na kanë votuar socialistët. Të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin si dalin.
S’bëj analizë për një deputete të re. Një deputete e re që u ftua të jetë pjesë e PS, një ditë të bukur pasi mori medalje, tha s’dua të vij më në punë.
Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Ku ta di unë që s’i kanë mbyllur Facebook-un. Unë e kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, u shpreh Balla.