Aktualitet Politikë

“Balluku”/Opozita dorëzon në Kuvend raportin e Këshillit të Mandateve!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi se me kolegët demokratë, sot depozitojnë në Kuvend, raportin e Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK-ut për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Ne jemi pro kërkesës së SPAK-ut. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit, shkruan Bardhi në Facebook, duke njoftuar edhe konferencë për shtyp në orën 14:00, ku do sqarohen detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe t’i hapet rrugë arrestimit të Ballukut.

Postimi i plotë:

Sëbashku me kolegët e mi të Grupit Parlamentar të PD, sot do të depozitojmë në Kuvend, Raportine Këshillit të Mandateve për dhënien e autorizimit SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Ne jemi pro kërkesës së SPAK. Pro drejtësisë. Pro barazisë përpara ligjit.

Në orën 14:00 në një konferencë për shtyp do të prezantojmë Raportin dhe do të sqarojmë detajet e plota pse kërkesa e prokurorisë duhet të mbështetet dhe duhet ti hapet rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.