Banka Botërore vlerëson që nëse kriza nga pandemia e koronavirusit do të ndikojë dhe në 6-mujorin e dytë të vitit, Shqipëria duhet të përgatitet për rënie të ekonomisë së saj në 6.9%. Sot u prezantua Raporti i Rregullt Ekonomik për vendet e Ballkanit Perendimor, i cili fokusohet në ndikimin makro-ekonomik të COVID-19/ës në shtetet e rajonit. “Ballkani Perëndimor pritet të bjerë në recesion në 2020-ën, me të gjashtë vendet e tij që parashikojnë normë negative të rritjes ekonomike, ndërsa vijojnë përpjekjet për të trajtuar efektet ekonomike të pandemisë”, – thonë ekspertët e Bankës Botërore.