Pak ditë pasi Banka e Shqipërisë deklaroi se do të “ngrinte” pagesa e kredive për tre muaj, në një sqarim të fundit bëhet e ditur se përfitues do të jenë vetëm bizneset dhe individët të cilët do të kenë vështirësi paguese për shkak të situatës me koronavirusin.Por edhe në këtë rast do të duhet që kredimarrësi të realizojë marrëveshje me institucionin financiar që kanë marrëdhënien.Madje më tej nënvizohet se të gjtihë ata që nuk preken nga situata me koronavirusin do të duhet të realizojnë pagesën. Ndërsa masat për riskedulimin e kësteve të kredisë kanë hyrë në fuqi nga data 13 mars dhe do të zgjasin deri në 31 maj.