Superiorja zbriti në fushë edhe këtë të dielë, për të zhvilluar disa nga ndeshjet e javës së katërt.
Barazim 0-0 mes Dinamos dhe Bylis, në takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”.
Rasti i parë serioz i takon ballshiotëve, por Malomo nuk tregohet i saktë, duke gabuar para portierit. Në minutat e fundit të pjesës së parë, te dinamovitët provoi Dejvi Bregu, por pa rezultat.
LEXO EDHE: Serie A/ Gjimshiti fiton “derbin” e shqiptarëve kundër Asllanit e Ismajlit!
23 minuta nga fundi i ndeshjes, ekipi i Josës mbeti me një lojtar më pak, pasi për një goditje me bërryl ndaj Ditës, u ndëshkua me karton të kuq Peralta. Në fund të dyja skuadrat morën nga një pikë, pavarësisht rasteve.
Në ndeshjen tjetër, Vora mundi 1-0 Flamurtarin. Goli i vetëm u shënua në të 12-tën minutë. Vora vijon me hap kreu, teksa thellon krizën e vlonjatëve në startin e kampionatit dhe mban vendin e dytë të renditjes, në pritje të Teuta – Vllaznia, që luhet në orën 19:00. Si durrsakët, ashtu edhe shkodranët kanë shansin të ngjiten në vendin e dytë në rast fitoreje. Dje Egnatia mundi 2-0 Tiranën, ndërsa Elbasani fitoi ndaj 0-1 Partizanit.
LEXO EDHE: Egnatia leksion Tiranës, tifozët djegin stadiumin/ Elbasani ‘likuidon’ Partizanin!