Teuta dhe Dinamo barazuan pa gola, në ndeshjen që përmbylli javën e 19-të e Superiores. Pavarësisht rasteve, nuk pati gol në pjesën e parë. Ritmi u rrit ndjeshëm në pjesën e dytë, por gjithsesi shifrat mbeten të pandryshueshme deri në fund.
Po sot, Vora ka mposhtur Partizanin me rezultatin 0-1. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Dario Daka në minutën e 90-të duke tronditur kryeqytetasit.
Të kuqtë humbën penallti nga ana e Rrok Tomës në fundin e pjesës së parë. Vora u tregua cinike në fraksionin e dytë ku edhe shënoi golin e vetëm të sfidës. Për ta ishte ndeshja e parë në stadiumin e rikonstruktuar. Partizani i Kërnajës ka humbur busullën tashmë, pasi numëron tri humbje radhazi.
Sa i takon renditjes, Egnatia kryeson me 3 pikë më shumë se Elbasani. Rrogozhinasit u mposhtën këtë javë, ndërsa Elbasani doli me 1 pikë.
Dinamo dhe Vllaznia mbajnë respektivisht vendin e tretë dhe katërt me 33 pikë. Teuta si ndjekësja më e afërt e Final Four është 7 pikë larg. Për këtë mund të thuhet se katërshja e parë është arratisur. Pjesa tjetër me pesë ekipe shfaqet në luftë për mbijetesë. Partizani është 5 pikë larg Bylisit të vendit të tetë. Me 1 pikë më pak se të kuqtë është Vora e vendit të shtatë.
Renditjen e mbyllin Flamurtari me 15 pikë dhe Tirana me 13 pikë. Bardheblutë gëzuan fitoren e dytë të sezonit gjatë kësaj jave.
Abissnet Superiore, Java 19
14.01.2026
Bylis – Tirana 0-1
Vllaznia – Egnatia 1-0
Elbasani – Flamurtari 1-1
15.01.2026
Partizani – FK Vora 0-1
Teuta – Dinamo City 0-0