Sport

Egnatia leksion Tiranës, tifozët djegin stadiumin/ Elbasani ‘likuidon’ Partizanin!

Tirana e këtij sezoni është zhgënjyese për tifozët. Në transfertën e Rrogozhinës bardheblutë u mposhtën lehtësisht 2-0 nga Egnatia, që dominoi nga fillimi në fund lojën.

Një situatë që mërziti tifozët bardheblu, të cilët në shenjë revolte të ekipit dhe presidentit Halili dogjën disa shkallë të stadiumit, duke iu vënë flakën. Situatë që ndërpreu për disa minuta ndeshjen.

Nuk shkoi më mirë as për Partizanin, pasi demat u mposhtën në shtëpi 0-1 nga Elbasani. Derbin e trajnerëve serbë e vulosi goli i Bunjakut në minutën e 36. Për Partizanin kjo ishte humbja e dytë radhazi, teksa pas 4 javësh ka vetëm 4 pikë.