Klubi i Barcelonës njoftoi sot arritjen e marrëveshjes me futbollistin argjentinas Sergio Aguero që në fund të sezonit doli lojtar i lirë nga Manchester City. Me katalanasit, Kun Aguerro ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me 5 milion euro në sezon, ndërsa kjo aventura në Spanjë vjen 10 vite pasi u largua nga Atletico Madrid për te Manchester City.
Lajmin e dha vetë klubi katalan në rrjetet sociale, ku postoi një foto të sulmuesit argjentinas me fanellën e Barcelonës, teksa zbulohet se në kontratë është parashikuar edhe një klauzolë prishjeje prej 100 milionë eurosh.
Më herët gjatë ditës së sotme Aguerro kreu vizitat mjekësore ku me interes u pa gjuri i tij, që e mbajti për shumë kohë jashtë fushave këtë sezon në Angli. Me City-n, në 10 vjet, Aguerro u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në Premier League.
Gjatë 10 viteve te Manchester City, Aguero numëron 390 ndeshje dhe 260 gola të shënuar, ndërsa drejtuesit e “citizens” kanë premtuar se argjentinasit, David Silvës dhe belgut Kompany do t’u ndërtojnë një përmendore në ambientet e jashtme të stadiumit “Etihat”.