Politikë

Basha, në rrugët e Tiranës, thirrje për pjesëmarrje në protestë

Kur na ndajnë disa orë nga protesta që do të organizojë nesër opozita, kryetari i PD-së Lulzim Basha zbriti në terren ku u takua me qytetarë dhe iu shpërndau fletëpalosje për protestën. Basha e nisi turin e tij të shpërndarjes së fletushkave nga 9 katëshet. Kryedemokrati pas shpërndarjes së fletpalosjeve tha se qeveria e krimit është kthyer në pengesë për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Në ndryshim nga të gjitha protestat e tjera të mëparshme të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike doli një ditë para protestës së të shtunës të takojë qytetarët në rrugët e Tiranës, duke i ftuar ata t’i bashkohen protestës. Basha u ndal në lokale e në biznese të ndryshme duke takuar qytetarët dhe i ftoi ata në protesta. “Nesër në protestë”, i thotë Basha një qytetari. “Jo vetëm, merr dhe shokët”, i thotë ai. Basha u shoqërua edhe nga deputetë të tjerë demokratë.