Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë akuzat se qeveria mbështet krimin e organizuar dhe oligarkët, në dëm të bizneseve të ndershme. Nëpërmjet një video të publikuar në në Facebook, Basha tregoi se është rritur ndjeshëm numri i bizneseve që kanë shpallur falimentin, krahasuar me një vit më parë. Sipas shifrave të publikuara nga Basha nga 6mijë e 140 biznese të mbyllura në periudhën Janar-Gusht 2017 kjo shifër ka shkuar në 9mijë e 260 në të njëjtën periudhë të vitit aktual, një rritje me rreth 30 %.