Pas refuzimit për të dhënë OK-ein për emërimin e magjistratëve dhe bojkotit të seancës së fundit plenare të këtij sesioni parlamentar, Lulzim Basha dha një konferencë shtypi nga Selia Blu. Kryedemokrati deklaroi sot se “Magjistratura është kthyer në shkollë partie”. Basha tha se “Votat e Opozitës për ligjin e magjistratëve nuk zgjidhin problemet dhe kolapsin e Reformës në Drejtësi”. Më herët, ai zhvilloi një mbledhje grupi me deputetët demokratë.