Manchester United vazhdon të fluturojë në Premier League angleze. Që nga ardhja në stol e Michael Carrick, skuadra e Djajve të Kuq kanë ndryshuar marsh dhe me suksesin 2-0 ndaj Tottenham e çon në 4 numrin e fitoreve radhazi. Një seri fitoresh kjo që mungonte prej kohësh te Manchester United.
Por në rrjetet sociale tashmë është bërë viral një tifoz i Manchester United, Frank Ilet dhe basti i tij. ‘Nuk do të pres flokët deri sa Manchester United të regjistrojë 5 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet’-ishte basti i vendosur nga i riu.
Dhe e gjithë kjo nisi në 5 tetorin e 2024 kur tifozi i Manchester United e publikoi në profilin e tij në Instagram këtë sfidë simpatike. Me shumë mundësi ai nuk do ta kishte menduar se edhe pas 1 viti e gjysmë nuk do të kishte arritur momenti i prerjes së flokëve.
LEXO EDHE: Carrick është magjik, Manchester United mund Tottenhamin dhe shkon në katër fitore radhazi
Por tani Bruno Fernandes me shokë janë shumë pranë arritjes së fitores së 5 radhazi dhe në 10 shkurt do të jetë sfida ndaj West Ham, që njëkohësisht do të vendosë nëse ka ardhur momenti apo jo, që Frank Ilet të presë flokët. Deri në atë moment, tifozi i Manchester United ka të gjithë të drejtën të ëndërrojë…