Sport

Bayern argëtohet ndaj Frankfurt, katër gola në ndeshjen e Bundesligës!

Bayern nuk has aspak  vështirësi ndaj Frankfurt, teksa fitoi 4-0. Bavarezët marrin 3 pikë në këtë takim, teksa realizuan me autorë të ndryshëm si Olise, Ito, Musiala dhe Gnabry.

Ekipi i Kompany kryeson me 58 pikë, 8 pikë më shumë se Leverkusen ndjekës. Frankfurt është në vendin e 3-të, me 42 pikë.  Në ndeshjen tjetër, Leipzig barazoi 2-2 me Heidenheim.

Shpresave të Leipzig-ut për kualifikim në Ligën e Kampionëve i dha një goditje barazimi 2-2 kundër Heidenheim-it të kërcënuar për rënie.

Freiburgu mbeti në vendin e fundit për kualifikimin në Champions League, i ndjekur nga Mainz, përpara Leipzig-ut me golavarazh.