Ndeshjet e sotme në Bundesligë kanë dekretuar edhe kualifikimin e Lajpcigut në Ligën e Kampioneve, duke e kthyer këtë skuadër përsëri mes më të mirave në kontinent. Ekipi i drejtuar nga Ole Verner ka mundur 2-1 St. Paulin dhe siguroi vendin e tretë matematikisht që në javën e parafundit.
Ndërkaq, ndeshja më e rëndësishme e ditës ishte ajo mes Shtutgartit dhe Bajer Leverksenit, që do të vendoste se cila prej skuadrave do të ishte në garë për vendin tjetër në zonën Champions deri në javën e fundit.
Demiroviç, Mitelshtad dhe Undav bënë të pavlefshëm golin e Garcias, duke përmbysur avantazhin e miqve që në minutën e parë dhe siguruar suksesin 3-1 që mban për momentin në vendin e katërt në klasifikim, ndërsa Leverkuseni rrëshqet në të 6-in.
REZULTATET
Augsburg-Borusia Mynshengladbah 3-1
Hofenhajm-Verder Bremen 1-0
Lajpcig-St. Pauli 2-1
Shtutgart-Bajer Leverkusen 3-1