BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip

BBVA live në valët e Top Albania Radio-s! Aldo zbulon banorin më tinzarë në shtëpi! “Është lojtari më i kamufluar…”

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit.

Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri.

Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Banorët tuaj të preferuar po rrëfejnë shumë në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio…

Emisioni ka nisur me moderatorët e parë që janë Danja Koka dhe Rozana Radi, një dyshe tepër e ëmbël por dhe dinamike të njejtën kohë, nga të cilat presim mjaft pyetje pikante dhe “sekrete” për të zbuluar. Ato e kanë nisur emisionin duke uruar të gjithë ndjekësit për festën e Shën Valentinit.

I ftuar në studio është regjisori Aldo Marku, i cili ka zbuluar shumë të pathëna. Ai është pyetur nga Danja se si ndihet gjatë javës së nominimit. Ai ka zbuluar se java ishte e qetë dhe nuk preferon të bërtasë.

Dua të jem në terrenin tim, jo të kthej shtëpinë përmbys…

Biseda ka vazhduar duke u ngacmuar se cili banor i duket më tinzarë.

Më tinzari është Laerti, sepse është lojtari më i kamufluar… Mënyra se si ka shkuar dinamika e tij me Bonën, nuk i thotë “pass” kur i ofrohet skenari… nuk ka lënë shenja pas. Zgjuarsi tinzarake.