Donald Trump ka një arsye më shumë për të festuar: ai është bërë gjysh për herë të 11-të! Vajza e tij më e vogël, Tiffany Trump, ka sjellë në jetë një djalë të quajtur Alexander Trump Boulos.
Lajmin e bukur e ndau vetë Tiffany në Twitter, duke postuar një fotografi të këmbës së vogël të të porsalindurit dhe një mesazh prekës: “Mirë se erdhër në këtë botë djali ynë i ëmbël… Të duam pa masë!”
Tiffany, 31 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Michael Boulos, 27 vjeç, e kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni luksoze në Mar-a-Lago në vitin 2022. Ky është fëmija i parë për çiftin dhe një tjetër nip për familjen Trump.
I emocionuar, Donald Trump kishte zbuluar lajmin për shtatzëninë e Tiffany gjatë një fjalimi në tetor, duke e përshkruar atë si një “grua të jashtëzakonshme” dhe duke shtuar me krenari: “Ajo do të bëhet nënë. Kjo është e mrekullueshme.”