Të qëndruarit gjatë në të njëjtën shtëpi për 24 orë padiskutim që krijon debate, diskutime dhe pse jo dhe pëlqime që mund të shkojnë deri në lidhje. Në “Big Brother VIP” të gjithë kanë dëgjuar për marrëdhënien mes Fifit dhe Granitit të cilët nga dita në ditë po afrohen më shumë edhe pse refuzojnë ta pranojnë.
Mirëpo, një tjetër “lidhje” është përfolur brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Beniadën dhe Arditin. Edhe pse dyshja u shfaqën shumë të afërt gjatë ditëve, madje ndanë dhe të njëjtin krevatin, duket se Beniada nuk e sheh më shumë se thjesht shok Arditin.
Mirëpo, gjatë një bisede me Palomën, Beniada ka rrëfyer se ka patur një tërheqje ndaj Elhaidit, pasi i ka pëlqyer temperamenti dhe tipi që ai kishte.
Unë nuk jam sipërfaqësore, unë shoh karakterin. Për shembull, dua të them që me Elhaidin kam pasur një tërheqje nga ana e temperamentit dhe tipit që ai kishte.
Ajo gjithashtu u shpreh se as Donaldin dhe as Arditin nuk i sheh si opsione për të kaluar marrëdhënien në një tjetër stad.
Arditi shpesh është komentuar rreth pëlqimit të tij ndaj modeles, që në ditët e para ai e ka shprehur hapur që do të dëshironte të ndodhte diçka dhe e la të hapur mundësinë për një romancë mes tyre.
Nga ana tjetër Beniada e ka bërë shumë të qartë se atë e sheh thjesht si shok e asgjë më tepër edhe pse u shfaq shumë e afërt në fillim. Para pak ditësh, Arditi e konfirmoi sërish simpatinë e tij për modelen, gjë që shkaktoi shumë debate në shtëpi, madje disa prej tyre mendojnë se është e gjitha një strategji e tij.
Rreth kësaj teme, Arditi pati një përplasje me Donald Veshaj. Gjatë kohës që Arditi po shprehej se mund të ndodhë diçka dhe banorët nuk kanë pse të jenë kundra kësaj, Donaldi i është përgjigjur duke e pyetur nëse ai po priste me të vërtetë të ndodhte diçka apo jo.
Këngëtari ka replikuar duke treguar se edhe pse ajo e sheh si shok, ai nuk do të ndalojë ndjenjat e tij.