Showbiz

Beqar deri në vdekje, Brad Pitt mund të mos martohet më kurrë…

Që pas ndarjes me Angelina Jolie, Brad Pitt është fotografuar herë pas here nën shoqërinë e vajzave të tjera me të cilat jo domosdoshmërit ka patur një lidhje intime.

Megjithatë në media kanë qarkulluar dhjetra lajme ku thuhej se aktori hollivudian është hedhur sa nga një lidhje në tjetrën sikur nuk duan ta shohin atë single.

Së fundmi ai është duke përjetuar një marrëdhënie romantike me yllin gjerman Nicole Potularski e cila nga ana tjetër është në një martesë të hapur me një biznesmen.

Burime pranë Pitt kanë konfirmuar për “US Weekly” se 56-vjeçari ndihet i vlerësuar dhe i dashuruar me modelen bukuroshe por as që e mendon martesën.

Duket se Brad do të jetë gjithmonë në marrëdhënie të shkurtra dhe thekson se martesa nuk bën për të madje dëshiron që të gjitha partneret e tij ta kenë të qartë këtë vendim.