Aktualitet Politikë

Berisha në SPAK, mesazhi që i la Dumanit!

Dosja “Partizani”, Sali Berisha e nisi javën duke u paraqitur në mjediset e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje”. Kryetari demokrat vazhdoi sulmet ndaj institucionit dhe duke folur për gazetarët u shpreh se la këtë mesazh:

Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Eshtë atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira.

Sali Berisha.

Ua lashë aty!

Kryetari demokrat akuzoi kryeministrin Rama si redaktor të porosive të kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj, në burg prej 10 shkurtit.

Natën i ndërsente kundër SKAP-it, ditën sulmonte Etienin se guxove të sulmoje SKAP-in. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga redaktori. Por, çfarë po bënte redaktori këtu? Redaktori kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit. Po i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe mor zotëri, ti ke të tuat. “Epo të miat, nuk më mbushin”, tha.