Politikë

Berisha nga Kamza: Vjedhja shndërrohet në votë dhe vota në vjedhje!

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në Kamëz, denoncoi investimin për rrugën Qukës-Qafë Plloçë, loti i tretë i të cilit sipas tij, ka kushtuar 87 mln euro, rreth 9 mln euro/km. Berisha, përsëriti sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij zvarriti për 2 muaj vendimin për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke zhvilluar disa seanca mbledhjesh pa rezultat. Berisha tha se nisur nga kjo situatë, Balluku ka 2 muaj që fabrikon dhe gris dokumente. Berisha tha se kanë vjedhur dhe plaçkitur në mënyrë të pabesueshme. Kjo është gjysma. Gjysma tjetër, gjithë paratë e krimit dhe drogës shndërrohen në vota dhe vota shndërrohet në krim dhe drogë.

“Karteli Troplin, pasi me të gjitha mjetet dhunoi zgjedhjet në Durrës, çfarë ndodhi, 5 kulla, 12 ndërtime. 30 mijë km tokë ndërtime te Niko Dovana. Pra paratë në votë, vota në ndërtim me krimin. Çfarë ndodh me paratë e buxhetit? Një ushtri e tërë mobilizohet për të shkelmuar votën tuaj”, tha Berisha.

Gjatë fjalimit mbajtur në Kamëz me strukturat e PD, Berisha denoncoi Daniel Shimën, ish-zv/drejtor i AKSHI-t I cili u përfol se u rrëmbye gjatë muajit gusht të vitit të kaluar.

Berisha tha se e mbrojti Shimën por ai rezulton se ka vjedhur fonde nga AKSHI dhe I ka regjistruar në emër të nënës së tij, rrobaqepëse e cila rezulton sot si sipërmarrëse.

Ai akuzoi se Shima dhe familja e tij kishin bërë miliona nga paratë e AKSHI-t, duke përfshirë nënën e tij, një rrobaqepëse që kishte regjistruar miliona në emër të saj.

Sali Berisha:

Rruga Qukës Qafë Pllocë, loti i tretë 9 km, 87 mln euro, rreth 9 mln euro km. Pa asnjë urë, pa asnjë tunel. Kanë vjedhur dhe plaçkitur në mënyrë të pabesueshme. Kjo është gjysma.

Gjysma tjetër, gjithë paratë e krimit dhe drogës shndërrohen në vota dhe vota shndërrohet në krim dhe drogë. Karteli Troplin, pasi me të gjitha mjetet dhunoi zgjedhjet në Durrës, çfarë ndodhi, 5 kulla, 12 ndërtime. 30 mijë km tokë ndërtime te “Niko Dovana”. Pra paratë në votë, vota në ndërtim me krimin. Çfarë ndodh me paratë e buxhetit? Një ushtri e tërë mobilizohet për të shkelmuar votën tuaj.

E patë si lotet e Unazës shkoni në qiell çmimi, se disa mln për lot merrnin mediat që mashtronin. Mashtrimi në votë dhe vota në mashtrim. Kjo është situata. Ku jemi ne? Sot opozitarët janë të lodhur, janë edhe të rraskapitur. Kanë vuajtur, sakrifikuar. Megjithatë sot jemi absolutisht në kilometrin e fundit.

Gjykatësit 4 seanca për një vendim që në mënyrë absolute nuk u takonte ta shqyrtonin. Çdo qytetar shkon në Apel, nga Apeli në GJL nga GJL në GJK. Kurse Lubia, dhe këta gjykatës direkt GJK e mbajnë dy muaj. Ajo dy muaj duke fabrikuar duke grisur dokumente. Vetëm se ajo është Edi Rama. Më hajdute se ajo nuk ka njeri, por ajo është Edi Rama.

Rama ishte i gatshëm këto 3-4 ditë ka pasur mbledhje shumë të rënda në Bruksel, me variante nga më ndëshkueset. Dhe që të ç’bëhet i gjithë procesi i integrimit, të ktheheshim te marrëdhënia tregtare e vitit 92. Vizë heqjes së vizave, hapjes së negociatave. Sepse ka vjedhur dhe kërkon me çdo kusht të bllokojë drejtësinë. Kjo është situata ku ndodhemi.

Ka një degradim ekstrem të administratës, njerëz të cilët drejtorë bashkie, vjedh e vjedh e vjedh dhe ndërton pallatin 20-katësh me Olsin Ramën dhe Erion Veliajn.

E rrëmbyen para ca javësh një Daniel Shima dhe unë duke i dalë zot atij disa ditë me radhë. Danieli ishte si ai, kishte bërë nënën milionere duke vjedhur paratë e AKSHI-t. ajo rrobaqepëse dhe regjistruar miliona euro si sipërmarrëse në llogari të saj.