Një zakon që shpesh duket i pafajshëm për të qetësuar foshnjën – vendosja në gjumë me biberon që përmban qumësht apo lëngje frutash – mund të ketë pasoja serioze për dhëmbët e vegjëlve.
Pediatër dhe stomatologë paralajmërojnë se ky është një nga shkaqet kryesore të kariesit të biberonit, një formë e hershme dhe agresive e prishjes së dhëmbëve të qumështit.
Ekspertët shpjegojnë se sheqernat e mbetura nga qumështi apo lëngjet qëndrojnë gjatë gjithë natës në gojën e fëmijës, duke krijuar terren ideal për shumimin e baktereve.
Këto baktere prodhojnë acide që dëmtojnë smaltin, i cili tek foshnjat është shumë më i brishtë se tek të rriturit.
Pasojat mund të jenë të rënda: humbje e parakohshme e dhëmbëve të qumështit, vështirësi në përtypje dhe të folur, zhvillim jo të rregullt të nofullës, si dhe dhimbje apo infeksione.
Si të parandaloni kariesin e biberonit:
-Jepini fëmijës biberon me ujë, jo me qumësht apo lëngje, gjatë natës.
-Pastroni mishrat dhe dhëmbët që në muajt e parë të jetës.
–Planifikoni vizitën e parë te dentisti brenda vitit të parë të lindjes.
Mjekët theksojnë se kjo gjendje është plotësisht e parandalueshme, dhe kujdesi i hershëm garanton një buzëqeshje të shëndetshme për të ardhmen e fëmijës.