Showbiz

Bie numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit vetëm 9 raste të reja, 548 gjithsej

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona, 9 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.

Në total janë testuar 5311 raste dhe prej tyre 548 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 26 qytetar.

Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 35 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 8 persona prej të cilëve 4 janë në terapi intensive dhe 4 vazhdojnë të jenë të intubuar.

Lajmi i mirë është se 19 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 302.