Megjithëse që prej ardhjes së kësaj pandemie në Shqipëri jemi informuar se maskat nuk na mbrojnë nga Koronavirusi, duket se kjo teori nuk është e saktë.
Në fillimin e marrjes së masave kundër përhapjes së mëtejshme të Covid-19 në vendin tonë, shpeshherë OBSH apo bluzat e bardha na kanë këshilluar se në qoftë se nuk jemi të infektuar nuk duhet të vendosim maska pasi nuk jemi të mbrojtur. Gjithashtu, rrezikojmë edhe shpërdorimin e tyre.
Megjithashtë, Instituti i Shëndetit Publik me anë të një njoftimi në Facebook ka nxitur përdorimin e maskave nga qytetarët për tu mbrojtur nga ky virus. Vendosja e maskave në ambiente publike apo në punë, zvogëlon rrezikun e përhapjes së Koronavirusit.
Sigurisht kjo masë parandaluese duhet të shoqërohet me larje të shpeshta të duarve dhe distancimin nga 1 metër me njëri-tjetrin.