Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banor VIP mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta. E teksa ka kaluar vetëm pak kohë nga përfundimi i edicionit të tretë, të gjithë janë kureshtar për “BBV4”
Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime. Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.
Gjithashtu publiku ka nisur edhe me hamendësimet se kush mund të jenë personazhet VIP që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në emisionin “Wake Up” mëngjesin e sotëm u diskutua pikërisht kjo. Dy moderatorët, Blendi Salaj dhe Neada Muçaj, përmenden disa emra që janë përfolur në rrjet.
Neada: Big Basta është një emër që po qarkullon, mund të ishte shumë interesante kjo. Albërije Hadergjonaj. Për Enxhi Nasufin kanë thënë, por ajo thotë ‘sjam’.
Blendi: Enxhi mohon por kam frikë se mund të jetë.
Neada: Po bën intensivisht palestër, nuk është shenjë e mirë (qesh).
Ndërkohë nëse mendon se historia jote meriton të dëgjohet, mund të jesh edhe ti mes VIP-ave. Nis videon tënde në [email protected] ose në numrin 0697000700 për t’u bërë pjesë e eksperiencës së mrekullueshme të programit të të ndjekur të të gjitha kohërave në Shqipëri.