Në nivel global, janë rreth 3 milionë rastet me koronavirus e më shumë se 206 mijë viktima, sipas të dhënave më të fundit të universitetit amerikan “Johns Hopkins”. Amerika mbetet vendi më i goditur me shifrat më të larta të infektimeve, rreth 1 milion e të personave që humbën jetën, afro 55 mijë, 1 mijë e 330 prej tyre në 24 orët e fundit. Ndërkaq, Italia raportoi dje 260 viktima e Spanja 288, shifrat më të ulëta në 40 ditë për vendin fqinj e në një muaj në territorin spanjoll.