Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në komunikimin e përditshëm me publikun dha përditësimin e gjendjes së Covid-19 në vendin tonë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 të dyshuar prej të cilëve 11 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Në total janë testuar 1325 raste prej të cilëve 197 janë konfirmuar të infektuar me Koronavirusin e ri.
Dy persona të tjerë kanë humbur jetën përgjatë orëve të fundit në spitalin infektiv të Tiranës. Bëhet fjalë për një pacient 67-vjeçar nga Tirana dhe një grua 72-vjeçare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet për jetët e humbura të cilët tashmë kanë kapur shifrën 10.
Në spitalin infektiv të Tiranës momentalisht janë 74 pacientë të shtruar, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe po mbahen në repartin e terapisë intensive.