Ministria e Shëndetësisë në një komunikim për publikun zbuloi se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 103 persona nga të cilët 28 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me Koronavirus.
Numri total i të infektuarve tashmë ka shkuar në 174, raporton Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik. Deri në këto momente janë testuar 1144 raste të dyshuar me Covid-19 në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare e cila ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, e intubuar prej ditësh, me frymëmarje të drejtuar. Akualisht të shtruar tek Infektivi janë 72 pacientë, 3 prej të cilëve në gjendje të rënduar dhe 2 në gjendje kritike për jetën.
Harta e të prekurve me Koronavirus është shtrirë tashmë edhe në Tropojë.