Showbiz

Bilanci i pandemisë, tashmë janë mbi 2 milion të infektuar në të gjithë botën

Deri tani janë prekur 185 shtete nga Covid-19 që e pati zanafillën nga mesi i muajit nëntor në Wuhan, provincën e Hubei në Kinë, një vend me mbi 11 milion banorë.

Ditën e sotme harta e publikuar nga Universiteti John Hopkins solli përditësimin e situatës së pandemisë. Sot janë shënuar mbi 2 milion e 76 mijë të infektuar dhe 137.666 viktima në të gjithë botën.

Sakaq këto janë 5 shtetet me numrin më të lartë të të infektuarve:

1. SHBA – 639.664
2. Spanja – 182.816
3. Italia – 165.155
4. Gjermania – 134.753
5. Franca – 134.582