Krijuesja e hitit të njohur ‘Happier Than Ever’ , Billie Eilish para pak kohë njoftoi fansat e saj se po përgatitej për të drejtuar për herë të parë një episod të ‘Saturday Night Live’. Dhe kjo ndodhi.
Shfaqja në “Saturday Night Live” u bë më shumë edhe familjare. Billie Eilish iu bashkua anëtarëve të familjes së saj brenda ‘Rockefeller Center’ ndërkhë që ajo ishte edhe prezantuese dhe e ftuar muzikore e episodit të fundit të shfaqjes së komedisë.

Por jo vetëm kaq! Veshja e Billie Eilish arriti që tërhiqte një vëmendje të jashtëzakonshme. Fustani i saj i bardhë me detaje të kuqe dhe me dantellë ishte mjaft unik. E teksa bënte një monolog ajo trajtoi disa gjëra në lidhje me jetën e saj.

Gjatë monologut të saj, ajo trajtoi gjithçka, që nga ditëlindja e saj e ardhshme e deri tek arsyeja e mirë pas rrobave të saj ‘oversize’.
Nëse nuk më njihni nga muzika ime, mund të më njihni nga flokët ose rrobat e mia. Kjo është arsyeja pse vendosa të vishem si zonja Klaus që shkon në klub këtë herë.
Ajo vazhdoi të bënte shaka se ishte në të vërtetë duke u veshur kështu sepse kishte plane të martohej me një anime pas shfaqjes.

Shtatë herë fituesja e Grammy-t më pas zbuloi, pavarësisht se të dy prindërit e saj ishin aktorë, ëndrra e saj për aktrimit ‘vdiq’ kur ajo ishte nëntë vjeç. Krijuesja e hitit “Bad Guy” shtoi gjithashtu se si nëna e saj shkroi një film të frymëzuar nga jeta e saj, i cili përfshinte një rol për vëllain Finneas, por jo për të.