Në “Live from Tirana” këtë rradhë vjen dietologia dhe sipërmarrësja e famshme, Blerina Bombaj. Duke qenë se shpesh Blerina ka deklaruar marrëdhënien e mirë që ka me vjehrrën, ditën e sotme ajo u pyet për më shumë detaje në lidhje me këtë nga moderatoret Genta Hodo dhe Albana Ruçi.
Ajo është shprehur se ka një marrëdhënie me vjehrrën e saj si nënë e bijë.
Në fillimet e mia me bashkëshortin e pyeta se nëse mamaja e tij e dinte që unë isha një personazh televiziv pasi mendoja se kjo gjë do të ndikonte në opinionin e saj për mua. Në fakt kështu ndodhi pasi ajo u shpreh se priste një nuse më tradicionale.
Megjjithatë ndër vite Blerina ka theksuar se marrëdhënia e saj me vjehrrën ka qenë e mrekullueshme. Ato jetojnë në të njëjtin oborr së bashku edhe me prindërit e Blerinës dhe kjo gjë mesa duket i ka lidhur edhe më shumë.
Kur e pashë për herë të parë vjehrrën time mendova:
Sa e bukur qenka! Vjehrra ime është e re por duket më e madhe në moshë pasi vdekja e bashkëshortit e ka hidhëruar dhe plakur para kohe. Më ka ndihmuar shumë për fëmijët dhe mendoj që kjo marrëdhenie është një bekim. Raporti vjehrrë-nuse duhet të shfrytëzohet për mirë dhe të jenë krah njëra-tjetrës sa herë të jetë e nevojshme.