Celebrities Gossip Showbiz

Blero zbulon emrin e ish-it me të cilën mund të rikthehet?

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka folur së fundmi për jetën e tij romantike dhe për mundësinë e një rikthimi me ish-partneret e tij, duke dhënë disa përgjigje të sinqerta në një intervistë të ndarë për publikun.

Gjatë intervistës, Bleros iu bë një pyetje që ngjalli shumë kureshtje, duke i kërkuar të fliste për mundësinë e ribashkimit me një nga ish-partneret e tij, si Teuta Krasniqi, Afrona Dika, ose një ish-partnere tjetër, të cilën ai e quan “bebi”.

Këngëtari nuk hezitoi të ishte i hapur dhe i sinqertë, duke pranuar se, në një situatë imagjinare, ai do të zgjidhte Teutën, ish-bashkëshorten e tij dhe nënën e vajzës së tij, Tara.

Blero shpjegoi se ky vendim bazohej jo vetëm tek lidhja e veçantë që ka me Teutën, por edhe për shkak të marrëdhënies së shëndetshme që ata kanë për hir të vajzës së tyre. Ai tha:

Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është.

Për kujtesë, Blero dhe Teuta dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, por edhe pas ndarjes, ata kanë ruajtur një marrëdhënie të respektueshme për të mirëqenë vajzës së tyre.

Në intervistë, Blero gjithashtu preku temën e marrëdhënies së tij me Afronën, me të cilën ishte në një lidhje për gati shtatë vjet, por që përfundoi vitin e kaluar. Këngëtari hodhi akuza të rënda ndaj Afronës, duke e akuzuar për materializëm, dhe duke shpjeguar se kjo ka ndikuar në fundin e lidhjes së tyre.