Gossip Showbiz

Blerta Kllokoqi – Rugova e ka mbështetur gjatë rrugëtimit në Big Brother VIP Albania 4! A e ka falenderuar Gjesti?

Stilistja e njohur Blerta Kllokoqi – Rugova ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj me fituesin e “Big Brother VIP Albania 4”, Gjestin. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo u pyet nëse ajo dhe motra e saj, Blerina, kishin marrë ndonjë falënderim nga Gjesti për mbështetjen që i kishin dhënë gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme.

Përgjigjja e Blertës ishte e shkurtër dhe e prerë:

JO.

Gjatë spektaklit, motrat Kllokoqi ishin ndër përkrahëset më të zëshme të Gjestit, madje ai shpeshherë u shfaq në “Prime” me veshje nga koleksioni i stilistes Blerina Kllokoqi – Rugova.

Mbështetja e tyre u konsiderua nga shumë si një pjesë e rëndësishme e paraqitjes dhe imazhit të Gjestit gjatë garës.

Megjithatë, sipas Blertës, përkrahja e dhënë nuk është shoqëruar me asnjë shenjë mirënjohjeje nga ana e fituesit.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi marrëdhëniet që krijohen gjatë reality show-ve dhe se çfarë mbetet prej tyre kur dritat e kamerave fiken.