Aktualitet

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Kreu i ARRSH: U vendos ndërtimi i një rruge të re alternative dhe prishja e urës

“Nga analiza e situatës, rezulton se shkaku kryesor është ndikimi i reshjeve intensive, erozioni lumor dhe saturimi i masivit të tokës, që ka sjellë pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme.

Në mbledhjen e sotme në Këshillin Teknik u morën këto vendime:

Ndërtimi i një rruge të re alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin për të mundësuar kalimin deri në stabilizimin e plotë të rrëshqitjes.

Rakordimi me Hekurudhën Shqiptare për realizimin e kësaj rruge.

Prishja e urës ekzistuese, tashmë jashtë funksionit, si dhe sistemimi dhe disiplinimi i ujërave në të gjithë zonën”, u shpreh kreu i ARRSH.

Lajmi në përditësim…