Rajoni

Bosnja mohon keqtrajtimin e emigrantëve

Policia kufitare boshnjake mohoi keqtrajtimin e emigrantëve, pas një videoje ku shfaqen disa të ndaluar në një kafaz. Videoja e shkurtër u publikua nga organizata bamirëse pro-emigrant “Are You Syrious”, që thotë se ishte dërguar nga një nga të ndaluarit. Në të tregohen njerëz të mbajtur në dhomëza të vogla, të ndara nga rrjetë teli. Organizata thotë se emigrantët ishin irakianë dhe përfshinin pesë fëmijë, një prej të cilëve vetëm 3 vjeç.