Sport

Botërori/Silvinjo shpall listën e Kombëtares për ndeshjet me Andorrën e Anglinë!

Trajneri Silvinjo publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë. Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë ku bie në sy rikthimi i Indrit Tucit, i cili aktivizohet me Kaiserispor në Superligën e Turqisë.

Një emër që ka qenë gjithmonë në grumbullim, pavarësisht aktivizimit me pikatore, e që mungon për këto dy ndeshje është ai i mbrojtësit Enea Mihaj.

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

LISTA E PLOTE:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci.