Film & Tv Gossip

Brad Pitt për pak humbi jetën gjatë xhirimeve të “F1”? Regjisori tregon momentet e frikshme në Las Vegas!

Regjisori i njohur Joseph Kosinski ka zbuluar se Brad Pitt ka qenë pranë një aksidenti të rrezikshëm gjatë xhirimeve të filmit të ri “F1”. Gjatë një ngjarjeje të mbajtur në Muzeun e Akademisë së Filmit në Los Angeles, Kosinski tregoi se një nga momentet më të frikshme të produksionit ndodhi gjatë xhirimeve në Las Vegas.

Pjesa më e frikshme ishte padyshim Las Vegasi

-u shpreh regjisori.

Gomat nuk kishin shumë kapje dhe Brad nuk pati mundësi ta praktikonte pistën, sepse ajo hapet vetëm tri ditë në vit.

Ai shtoi se ekipi e përjetoi atë moment me shumë tension, pasi një gabim i vogël mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Megjithatë, Pitt e përballoi situatën me profesionalizëm dhe performoi në mënyrë të shkëlqyer në pistë. Kosinski e përshkroi aktorin si jashtëzakonisht të talentuar dhe tha se të gjithë ndiheshin me fat që gjithçka përfundoi pa incidente.

Ai zbuloi gjithashtu se Brad Pitt ishte ndjerë i trishtuar kur xhirimet përfunduan, ndaj produksioni i dha mundësinë të bënte disa xhiro shtesë në fund të ditës.

Filmi “F1” pritet të debutojë në Apple TV më 12 dhjetor dhe është cilësuar si një nga projektet më të shumëpritura të vitit në kinemanë botërore.