Gossip Showbiz

Brad Pitt i zemëruar dhe i shqetësuar? Fëmijët po largohen nga ai?

Beteja shumëvjeçare për kujdestarinë midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka marrë një tjetër kthesë të tensionuar.

Sipas burimeve të afërta me aktorin, Pitt po ndjen një shqetësim të madh se ish-bashkëshortja e tij po ndikon tek fëmijët, duke krijuar një distancë emocionale midis tij dhe tyre.

Thuhet se ylli i Holliwood-it është thellësisht “i zemërthyer” dhe “i pafuqishëm” teksa sheh marrëdhëniet me fëmijët – Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne – të dobësohen gjithnjë e më shumë.

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga divorci i tyre i bujshëm në 2016, çështjet e kujdestarisë mbeten ende të pazgjidhura.

Burime pranë aktorit tregojnë se Pitt po përpiqet me të gjitha mënyrat të ruajë një lidhje me fëmijët e tij përmes takimeve private dhe këshillimeve, por përpjekjet e tij shpesh duken të sabotuar.

Ai ndjen se ndikimi i Jolie i ka shtyrë fëmijët të krijojnë një perceptim negativ ndaj tij, duke bërë që procesi i rindërtimit të marrëdhënieve të jetë gjithnjë e më i vështirë.

Ndërkohë, Angelina Jolie ka zgjedhur të mos komentojë publikisht në lidhje me betejën për kujdestarinë, megjithatë, shumë besojnë se veprimet e saj kanë ndikuar ndjeshëm në situatë.

Sipas miqve të aktorit, Brad Pitt është thellësisht i tronditur nga kjo distancë emocionale që po rritet dita-ditës me fëmijët e tij dhe ka frikë se rikuperimi i plotë i kësaj marrëdhënieje mund të kërkojë shumë kohë – nëse ndonjëherë ndodh.