Brazili planifikon të dërgojë ndihma humanitare për Venezuelën në fundjavë, pavarësisht kundërshtimeve të presidentit socialist. Nikolas Maduro nuk pranon se vendi është në krizë dhe operacionet e ndihmave, i konsideron “shfaqje të orkestuara nga Amerika”. Për këtë arsye, urdhëroi Ushtrinë të bllokojë disa dërgesa që kishin kaluar përmes Kolumbisë.