Boris Johnson dhe krerët e tjerë kryesorë të Partisë Konservatore në Britani kanë sulmuar planin e Brexit të kryeministres Theresa May. Johnson, i cili bëri një paraqitje të papritur në lancimin që qeveria i bëri raportit “më shumë optimist seç pritej” në Westminster, tha se plani i May tregon “braktisjen e vendit rreth tryezës në Bruksel dhe vazhdimin e pranimit të legjislacionit të tregut të vetëm”. Ai shtoi: “Ky më duket të jetë një rrezik i veçantë ekonomik dhe e bën Brexit më keq se sa Status-quo aktuale”. Ministrat kanë thënë se arritja e një marrëveshjeje ekonomike me BE është në interesat e Mbretërisë së Bashkuar para se të largohet më 29 mars 2019.