Briken Calja është renditur në vendin e katërt në stilin e shkëputjes në kampionatin Botëror që po zhvillohet në Manama të Bahreinit.
Peshngritësi kuqezi arriti të ngrejë 153 kg pasi dështoi në dy tentativat e para për 152 kg dhe vetëm për një kg humbi shasin për të arritur në zonën e medaljes në këtë stil, pasi një pozicion në podium e fitoi peshngritësi kolumbian, që kishte zhvilluar garën e tij në Baterinë B të peshës deri në 73 kg.
Në moshën 35 vjeçare dhe ndoshta në Botërorin e fundit për të rritur, Calja tregoi një formë shumë të mirë edhe pse në vendin e katërt.
LEXO EDHE: FSHF publikon listën e emrave që pajisen me licencën “UEFA Pro”
Vlen të theksohet se në këtë peshë, deri në 73 kg peshngritësi shqiptarë ishte edhe më i madhi në moshë, vendi i parë, Gjermani, Gutu Robert, është 24 vjeç, i dyti Rashidov nga Turkmenistani po aq dhe vendi i tretë, kolumbiani Moskuera 29 vjeç. Calja garoi në kategorinë 73 kilogramë, ndërsa nesër nga bateria B për 81 kilogramë do të garojnë Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani.