Duket se kriza në sektorë si shëndetësia, inxhinieria dhe teknologjia e informacionit e kanë detyruar qeverinë britanike të lehtësojë vizat dhe kontratat e punësimit për specialistë nga vendet që nuk janë anëtare të BE. Britania ka nevoje për mjekë, sidomos për pediatër, kardiologë, neurologë, si dhe infermierë. Shërbimi shëndetësor britanik ka rreth 45 mijë vende të lira pune.