Bota

Britania në alarm/ Po vjen “bomba e motit”, “Goretti”!

Mbretëria e Bashkuar është përgatitur për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta, ndërsa stuhia “Goretti” po lëviz në të gjithë vendin, siç raporton sot BBC.

Meteorologët lëshuan një paralajmërim “të verdhë” për dëborë dhe erëra të forta në pjesë të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës, së bashku me një numër alarmesh, po “të verdha” për motin e që përfshijnë pjesë të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar.

Ata u bënë thirrje shoferëve të tregojnë “kujdes të jashtëzakonshëm” për shkak të rrezikut të akullit. Kjo pasi nëntë fëmijë u plagosën në një përplasje midis një autobusi shkolle dhe një autobusi në Reading.

“Goretti”, i quajtur kështu nga parashikuesit francezë, ka të ngjarë t’i nënshtrohet “ciklogjenezës shpërthyese, e njohur edhe si “bombë moti”.

Termi ciklogjenezë shpërthyese përdoret kur presioni qendror bie me 1,0 milibar (mb) në orë gjatë një periudhe 24-orëshe.

Në përgjithësi rezulton në shpërthime veçanërisht të fuqishme të erës gjatë një afati prej disa orësh.

Dëbora dhe kushtet e akullta kanë shkaktuar gjithashtu kaos të përhapur në udhëtime në të gjithë Evropën, me mijëra njerëz të bllokuar në aeroportet në Paris dhe Amsterdam pasi fluturimet u anuluan.

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në ngjarje aksidentale të lidhura me motin në të gjithë Evropën këtë javë, pesë në Francë dhe një në Bosnjë-Hercegovinë.