Ambasadorët e Bashkimit Europian ranë dakord sot që shtetasve britanikë t’iu mundësohet lëvizje e lirë dhe pa viza në vendet e bllokut, edhe në rastin e një “Brexit”-i pa marrëveshje. Propozimi i Këshillit Europian do t’iu japë kështu britanikëve qasje të lirë në zonën pa kufij të “Schengen”-it, që përbëhet nga 26 vende europiane, për udhëtime të kufizuara kohore prej maksimumi 90 ditë. Vendimi për këtë propozim do t’i kalojë tashmë për miratim Parlamentit Europian.