Gossip Showbiz

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm për të hequr mbi 200 tatuazhe? Sa vite do t’i duhen?

Komediani dhe aktori amerikan Pete Davidson ka zbuluar se është përfshirë në një proces të gjatë e të dhimbshëm për të hequr mbi 200 tatuazhe nga trupi i tij.

Në një intervistë për “Variety”, ai tha se ka nisur këtë rrugëtim gjatë pandemisë në vitin 2020 dhe parashikon që të përfundojë pas afro një dekade.

Duart janë pothuajse gati, ndërsa në qafë dhe pëllëmbë kam ende disa për të hequr. Por shpinën dhe zonën e legenit akoma nuk i kam prekur

Ai e përshkroi heqjen me lazer si “të vendosësh dorën mbi një skarë të ndezur”, duke theksuar se çdo seancë është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe kërkon javë të tëra shërimi.

Pete, i cili kohët e fundit është shfaqur me një pamje më të pastër në një fushatë të markës “Reformation”, tha se planifikon të mbajë vetëm dy ose tre tatuazhe.

Në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, ai shtoi:

Të heqësh një tatuazh është më e vështirë sesa ta bësh. Dhe këtë duhet ta bësh edhe 12 herë për çdo tatuazh.

Aktori, i cili më parë ka thënë se tatuazhet ishin një mënyrë për të përballuar ndjenjat e trishtimit, pranoi se ndryshimi i tij erdhi pasi hoqi dorë nga alkooli:

Nuk e njihja më veten kur shikoja në pasqyrë.

Mediet ndërkombëtare raportojnë se Davidson ka shpenzuar mbi 190 mijë euro për heqjen e tatuazheve – një vendim i kushtueshëm, por që sipas tij po e ndihmon të gjejë një version më të pastër dhe më të qetë të vetes.