Kampioni në ngrënie të ushqimit që ka aftësinë të “gëlltit” 10 hamburgerë me djathë në vetëm katër minuta e gjysmë, ka thënë se dëshiron që vajza e tij 18 vjeçe të ndjekë hapat e tij. Britaniku John Dawes, 43-vjeç nga Billingham, Teeside, i njohur si “bisha” për aftësitë në konsumimin e volumit të madh të ushqimit për pak minuta, thotë se dëshiron që e bija e tij të ndjekë hapat e tij.

Shoferi i Amazon, ka dëshmuar aftësitë e tij në ngrënien e 20 salsiçeve dhe një kilogram pure brenda pesë minutave, dhe konsumimin e 10 mijë kalorive në vetëm një kafshatë. Ai tani po trajnon të bijën e tij Katie, në artin e garimit në ngrënie, duke shpresuar se ajo do të vazhdojë trashëgiminë familjare.

18-vjeçarja ka filluar të marrë leksionet e para nga babai i saj, duke ia bërë të ditur se për një garë dhe titull të tillë duhet të punojë shumë. Ajo vazhdimisht trajnohet në ngrënien e hamburgerëve dhe salsiçeve, me qëllim që të jetë e gatshme për garat që mbahen në vende të ndryshme të botës.
