Showbiz

Britney Spears i jep fund performancave live

Një lajm i keq vjen për të gjithë fansat e zjarrtë të Britney Spears.

Këngëtarja ikonë ka deklaruar se i ka dhënë fund performancave live në skenë, të paktën për një kohë vërtetë të gjatë. 38-vjeçarja e ka bërë të ditur këtë gjatë seancës të radhës gjyqsore mes saj dhe babait i cili ka kujdestarinë e saj.

Të vetmet performanca që do të shohim nga Britney janë ato të shkurtrat që poston në rrjetet sociale në të cilat nuk shfaqet as e kuruar.

Prej muajsh tashmë, ylli i “Hit Me Baby One More Time”, është në betejë ligjore me babain e saj dhe njerëz të tjerë që kanë të drejta të plota të menaxhimit të jetës dhe karrierës së saj.

Sipas mjekësve që e ndjekin prej vitesh, Britney nuk është në gjendjen e duhur mendore që të kujdeset siç duhet për veten dhe fëmijët e saj e aq më tepër për vendimet që merren për karrierën e saj si këngëtare.

Spears është duke luftuar që të marrë sërish në dorë jetën e saj por deri tani nuk ka patur sukses.