Aktorja Britt Lower ka shkëlqyer në ceremoninë e çmimeve Emmy, ku u vlerësua me trofeun e “Aktorës më të mirë në rol kryesor në një seri dramatike” për interpretimin e saj në serialin e njohur “Severance”.
Përveç emocionit të fitores, një detaj i veçantë në fjalimin e saj falënderues u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Teksa lexonte fjalët e përgatitura nga një letër, disa fansa vunë re një mbishkrim të fshehur në pjesën e pasme të saj.
Me shkronja të mëdha ishte shkruar:
Më lini të dal
– një referencë e drejtpërdrejtë ndaj personazhit të saj, Helly R, në “Severance”. Ky detaj i zgjuar u interpretua si një mesazh simbolik dhe një gjest i bukur për fansat e serialit.
Gjatë fjalimit, Lower shprehu mirënjohjen për kolegët, ekipin e aktorëve dhe familjen e saj, duke theksuar se ishte një privilegj të ndante këtë moment me artistë kaq të talentuar.
Fotografitë ku mesazhi i fshehur shihet qartë u shpërndanë me shpejtësi online, duke u komentuar si një nga momentet më të veçanta dhe kreativë të ceremonisë. Fansat e përshkruan si një shenjë të dedikimit të aktores ndaj rolit dhe serialit që e bëri të njohur.
Ky detaj e bëri fitoren e Britt Lower edhe më të paharrueshme, duke e kthyer momentin e saj të madh në një surprizë të dyfishtë për publikun.