Sport

Broja i sjell fat Evertonit, barazim ndaj Arsenalit në Premier League, zhgënjen Liverpool

Barazim 0-0 mes Arsenalit dhe Everton, në sfidën e javës së 16-të të Premier League. Miqtë e nisën mirë ndeshjen.

Një krosim perfekt për Abdulej në minutën e gjashtë, por ky i fundit nuk koordinohet si duhet, duke dërguar topin mbi traversë. Ekipi i Artetës zgjohet me kalimin e kohës dhe në të 30-të shfaqet rrezikshëm me Odegaard. Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë do të ishte edhe më interesant.

Në të 47-tën, Saka flirtoi me golin, por Pickford i tha jo. Arsenal shtoi presionin por më kot, pasi te Everton i kishin marrë masat, duke mos lënë shumë hapësira. Në minutën e 66-të u aktivizua Armando Broja, i cili mori vendin e Calvert Levin.

LEXO EDHE: Mediat britanike i bëjnë jehonë përballjes Shqipëri-Serbi, tifozët e “3 Luanëve” nuk i frikësohen kuqezinjve

Fundi i takimit ishte drithërues, teksa në minutën e 91-të ekipi i Artetas reklamoi penallti, por gjyqtari i ndihmuar edhe nga sistemi VAR, nuk e konsideroi 11-metërsh. Në fund, të dy trajnerët shtrënguan duart, duke ndarë kështu pikët. Arsenal është në vendin e 3-të ndërsa Everton i 15-ti.

Në sfidat e tjera, bie në sy suksesi 4-0 i Newcastle ndaj Leister, sakaq Wolves-Ipswich u mbyll 1-2. Zhgënjen Liverpool, që nuk shkon më shumë se një barazim 2-2 ndaj Fulham.

Premier League përcillet Live në Digitalb.

LEXO EDHE: Shqipëria mes skuadrave që do të përballet në debutim, Tomas Tuchel nuk nguron: Mund të na befasojnë, duhet ta marrim seriozisht