Gossip Showbiz

Brooklyn Beckham flet për thashethemet mbi largimin nga familja: “Nuk më intereson çfarë…”

Brooklyn Beckham ka reaguar ndaj zërave që flasin për një distancim mes tij dhe familjes së famshme Beckham.

26-vjeçari, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, ka deklaruar se nuk shqetësohet nga komentet e të tjerëve dhe preferon të përqendrohet tek jeta e tij me bashkëshorten Nicola Peltz.

Brooklyn ishte mes personazheve të njohur që morën pjesë në ndeshjen All-Star të Ryder Cup në Bethpage Black, ku lojtarë nga Evropa dhe SHBA u përballën në një spektakël sportiv.

Por ndryshe nga pritshmëritë, ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e Inter Miami në New York – skuadra e bashkëpronësuar nga babai i tij, David Beckham. Në vend të kësaj, ai ka zgjedhur të kthehet në Los Angeles menjëherë pas eventit të golfit.

Ky vendim vjen mes spekulimeve për marrëdhënie të ftohta mes Brooklynit dhe familjes.

Thuhet se prej kohësh ai dhe Nicola nuk kanë qenë pranë prindërve të tij, ndërsa dalja e fundit publike me familjen Beckham daton që nga Krishtlindjet e vitit të kaluar. Madje, javën e shkuar Brooklyn mungoi edhe në festën e ditëlindjes së vëllait të tij Romeo, i cili mbushi 23 vjeç.

I pyetur nga Daily Mail për këto zëra, Brooklyn u shpreh i qetë:

Gjithmonë do të ketë njerëz që flasin negativisht, por unë kam një grua shumë mbështetëse. Ne thjesht bëjmë punën tonë, mbajmë kokën ulur dhe jemi të lumtur.

Ai theksoi gjithashtu se nuk e vë në mend çfarë thuhet për jetën e tij private:

Të gjithë do të thonë gjithmonë budallallëqe. Unë përpiqem ta shijoj jetën, si sot kur po luaj golf me disa miq. Është shumë argëtuese.

Vendimi i tij për të mos marrë pjesë në ndeshjen e Inter Miami-t dhe mungesat e shpeshta në ngjarjet familjare duket se kanë ndezur sërish thashethemet për një ftohje të dukshme mes Brooklynit dhe familjes Beckham.