Nicola Peltz Beckham ka tërhequr vëmendjen me një fotosesion provokues për markën italiane “Genny”, ku ka pozuar nudo, duke mbajtur vetëm një palë syze të mëdha.
Në imazhe të tjera, 30-vjeçarja shfaqet me një xhaketë dhe pantallona saten ngjyrë shampanje, si dhe një bluzë të zezë pa mëngë, duke ndërthurur sensualitetin me elegancën.
Fotosesioni i saj i guximshëm vjen në të njëjtën javë kur vjehrra e saj, Victoria Beckham, publikoi për revistën “ELLE” një set po aq provokues, shoqëruar me rrëfime për jetën personale dhe projektin e ri dokumentar që pritet të publikohet në Netflix.

Megjithatë, ndërsa të dyja gratë e famshme dominojnë kopertinat, tensionet në familjen Beckham duket se vazhdojnë. Sipas mediave, Brooklyn dhe Nicola nuk kanë marrë pjesë në pushimet e fundit familjare në Itali, as në ditëlindjen e Romeos, ndërsa Brooklyn nuk e uroi as publikisht të vëllanë.
Ndërkohë, Victoria dhe David Beckham kanë treguar hapur dashurinë për Romeon në rrjete sociale, duke nënvizuar distancën emocionale që është krijuar me djalin e madh dhe bashkëshorten e tij.
Brooklyn dhe Nicola, nga ana e tyre, janë fokusuar në jetën e tyre në Los Angeles, larg dramës familjare që tashmë është bërë pjesë e diskutimeve publike.